Mars 22, 2022 17:57 Europe/Tirane
  • Maqedoni e Veriut/ Shifra të larta infektimesh

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra të larta infektimesh me COVID. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 310 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 2,609 testime të kryera.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 284 pacientë ndërsa 1 qytetar raportohet se ka humbur jetën. Prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 303,728 raste me COVID, 292,628 janë shëruar ndërsa 9,187 kanë humbur jetën.

 

Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,913. Ajo çka vihet re është se në Maqedoninë e Veriut numri i infektimeve dhe viktimave është më i lartë se vendet e tjera të rajonit./Syri