Mars 25, 2022 06:54 Europe/Tirane
  • Tezja hedh nga ballkoni dy mbesat e vogla më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku tezja ka hedhur nga ballkoni dy mbesat e saj të vogla 2 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.

Media greke Protothema shkruan se për arsye ende të panjohura gruaja shkoi sot në shtëpinë e motrës dhe për arsye ende të paditura morri dy mbesat e vogla, i hodhi nga ballkoni dhe më pas është vetëhedhur.

 

Nëna e fëmijëve është në gjendje shoku.

 

Sipas informacioneve të para, dy fëmijët e mitur të moshës 2 dhe 5 vjeç po trajtohen në spitalin pediatrisë, jashtë rrezikut për jetën,. Ndrëkohë tezja e tyre po trajtohet me ndihmë mjekësore./Syri