Vendet e Quint-it kritikojnë Kosovën për refuzimin e zgjedhjeve serbe
Vendet e Quint-it kanë thënë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill në territorin e saj.
“Përderisa ne e vlerësojmë qasjen e Serbisë për të gjetur zgjidhje, me zhgënjim të madh ne shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga Quint-i”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët. Vendet e Quint-it janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca. Sipas tyre, “sjellja e Qeverisë së Kosovës nuk është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe do të minojë aspiratat e saj evropiane”. Quint po ashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente./ParsToday