Mars 28, 2022 11:55 Europe/Tirane
  • Serbët e Kosovës në protestë për moslejimin e zgjedhjeve

Serbët në jug dhe në veri të lumit Ibër në Kosovë po zhvillojnë sot protesta me mesazhin “askush në shekullin e 21-të nuk i mohon të drejtat themelore të njeriut”.

Arsyeja është moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se Prishtina ka kërkuar që Beogradi zyrtar t’i kërkojë drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill, gjegjësisht “që Serbia ta pranojë Kosovën”. Pakica serbe që jeton në Kosovë do të votojë në Serbi./ParsToday