Mars 30, 2022 07:06 Europe/Tirane
  • Vuçiç shfaqet ‘kudo’ gjatë fushatës zgjedhore

Presidenti i Serbisë Vuçiç po zhvillon një fushatë ndryshe për zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Serbi.

Ai, përveçse përshëndeti me dorë një turmë të padukshme të njerëzve nga një tren, shfaqet edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve. Në njërin prej spoteve zgjedhore, ai del nga frigoriferi në shtëpinë e një çifti të ri dhe rendit arritjet gjatë kohës së tij në detyrë. “Nëse qëndrojmë së bashku në arritjen e qëllimeve përpara nesh, ëndrrat janë i vetmi limit”, ka thënë ai gjatë deklaratave në kuadër të fushatës. Në një spot tjetër, Vuçiç ndërhyn në një ndeshje futbolli për të dërguar mesazh për sukseset e Serbisë në periudhën e qeverisjes së tij. Vuçiç shfaqet duke luajtur shah në autobus me qytetarët, si edhe duke punuar në Call Center. Madje, riktheu edhe spotet e tij që nga viti 2004, për të treguar se i ka dedikuar jetën Serbisë. Vuçiç dhe partia e tij e krahut të djathtë Partia Përparimtare Serbe (SNS) kryesojnë në sondazhet për zgjedhjet në Serbi që do të mbahen më 3 prill. Vuçiç erdhi në pushtet në vitin 2014 dhe synon një mandat tjetër./ParsToday