Sondazhet nxjerrin Vuçiç fitues të zgjedhjeve në Serbi
Partia Progresive e Serbisë, e presidentit Aleksandër Vuçiç sipas sondazheve, pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen këtë të diel.
Por, ka pak gjasa të sigurojë një mazhorancë dërrmuese prej 188 vendesh nga 250 që ka Parlamenti serb. Një sondazh i fundit i kompanisë “Faktor Plus”, i publikuar të mërkurën në të përditshmen “Blic”, e nxjerrë partinë e Vuçiç fituese me 53% të elektoratit. Një grupim i partive të ndryshme të opozitës, i quajtur Aleanca për Fitoren, pritet të dalë i dyti me 13.7 për qind të votave, ndërsa partneri i Vuçiç, Partia Socialiste e Ivica Daçiç e treta me 10.2 për qind të elektoratit. Një ultranacionalist në vitet ’90, kur Serbia ndërmori spastrimet etnike në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, Vuçiç u bë politikan pro-evropian në vitin 2008. Por kritikët thonë se popullariteti i tij vjen si pasojë e stilit autokrat të udhëheqjes, që përfshin kontrollin e rreptë të mediave dhe punësimin në institucionet shtetërore vetëm të mbështetësve të tij. Madje, opozita serbe shkon edhe më tej kur thotë se zgjedhjet do të jenë të manipuluara dhe se persona fiktivë po u shtohen listave zgjedhore./ParsToday