Prill 01, 2022 18:46 Europe/Tirane
  • Maqedoni e Veriut/ 201 raste të reja me COVID dhe 5 viktima

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 201 raste të reja me koronavirus nga 1,986 testime të kryera. Gjatë këtyre 24 orëve mësohet se 5 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID.

Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë 306,178 persona prej të cilëve 295,237 janë shëruar ndërsa 9,226 kanë humbur jetën.

 

Sa i përket rasteve të reja në 24 orët e fundit, 111 u regjistruan në Shkup, Manastir 27, Kavadar 19, Prilep 7, Kumanovë, Kërçovë dhe Koçani 5, Tetovë, Ohër dhe Gjevgjeli 3, Strumicë, Resnjë, Kriva Pallankë dhe Dellçevë 2 dhe nga 1 në Radovish, Gostivar, Dibër, Veles dhe Kratovë./Syri