Shaip Kamberi deri tani, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë
Prill 04, 2022 09:00 Europe/Tirane
Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC) në Serbi, shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet në Kuvendin e Serbisë.
Këto janë rezultatet e përcaktuara në bazë të gati 15 për qind të votave të përpunuara. Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit aktualisht ka 0.45 për qind apo 1 ulëse. Kamberi pritet të jetë sërish zë i shqiptarëve në parlamentin serb.
Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.22 për qind, e cila gjë do të thotë se nuk do të ketë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Ndryshe, REC njoftoi se rezultatet e para zyrtare do t’i shpallen gjatë ditës së nesërme, më 4 prill./syri/