Prill 05, 2022 07:03 Europe/Tirane
  • Fitorja e Vuçiç festohet me breshëri armësh në veri të Kosovës

Pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve nga Aleksandër Vuçiç mbrëmjes e së dielës, serbët në veri të Kosovës janë mbledhur për të festuar duke përdorur edhe armë zjarri.

Policia në veri të Mitrovicës ka gjetur gëzhoja plumbash të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kuti me mjete piroteknike, raporton KossovaPress.

Lidhur me këtë rast nga ana e policisë së Kosovës ka nisur një hetim me akuzën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë./ParsToday