Përkujtohet masakra e Rezallës, ku serbët vranë 98 burra e djem
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë bërë homazhe të martën në memorialin e dëshmorëve në Rezallë.
Në këtë fshat të komunës së Skenderajt, forcat serbe kanë vrarë 98 burra dhe djem në luftën e viteve 1998-’99. Kryeministri Albin Kurti kërkoi që drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare të veprojnë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen. Ai e cilësoi masakrën dëshmi të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit të cilët u pushkat uan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo u ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, Kurti./ParsToday