Prill 06, 2022 17:11 Europe/Tirane
  • Zjarr në spitalin Covid në Selanik, një pacient i vdekur

Një person është gjetur i karbonizuar në katin e dytë në pavjonin e Covid - Një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë - Tymi i madh ka mbytur brendësinë e spitalit – “Pacienti i vuri flakën”, thotë drejtori i klinikës.

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë janë pasojat e zjarrit që ra mëngjesin e sotëm në spitalin Papanikolaou në Selanik.

 

Sipas informacioneve të para nga Shërbimi Zjarrfikës, personi është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës Pulmonare, në krahun e Covid nga ku ka nisur zjarri.

 

Në vendngjarje po punojnë forca të forta zjarrfikëse me 11 automjete dhe 30 persona

“Një pacient i vuri flakën”, thotë drejtori i klinikës së Covid.

“Një pacient që po trajtohet për koronavirus me siguri i ka vënë flakën vetes”, tha për Open Diamantis Chloros, drejtor i klinikës së Covid në Papanikolaou.

Sipas tij, kjo lëvizje e pacientit nuk është kapur shpejt dhe kështu zjarri është përhapur me shpejtësi në godinën trekatëshe, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus./Syri