PSD padit Kurtin: Ka qenë në UÇK, por jo luftëtar
Prill 07, 2022 07:26 Europe/Tirane
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti për rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë kallëzim penal, sipas PSD-së janë dorëzuar fakte dhe prova për të nisur hetimet ndaj kreut të Qeverisë. “Albin Kurti ka qenë në UÇK ka qenë edhe pjesëtarë por me një detyrë tjetër. Por nuk ka qenë luftëtarë. Ne jemi duke e sulmuar atë që ai po i sulmon të tjerët. Të gjitha materialet ekzistojnë, kur është kyç, kur ka dhënë dorëheqje nga UÇK dhe kur është arrestuar dhe ligjet që e përcaktojnë çka është deklarim i rrejshëm dhe cilat janë kriteret për t’u plotësuar për të qenë veteranë luftëtarë”, tha Molliqaj./ParsToday