Prill 12, 2022 12:15 Europe/Tirane
  • Alpinisti i famshëm grek ndërron jetë në Himalaja

Alpinisti i famshëm grek, Antonis Sikaris, ka dhënë frymën e tij të fundit, teksa po zbriste malin Daoulagiri në Nepal, që i përket vargmalit të Himalajeve. Alpinisti 60-vjeçar ishte në një lartësi prej 7400 metrash momentin kur ndërroi jetë.

Sikaris dha frymën e fundit në orët e para të mëngjesit sot, si pasojë e pamjaftueshmërisë së oksigjenit për shkak te lartësisë.

 

Antonis Sykaris konsiderohej si alpinisti më i mirë në Greqi, pasi ishte i vetmi grek që kishte arritur të ngjiste me sukses 5 nga 14 majat mbi 8000 m në botë.

Alpinisti me përvojë vdiq teksa po përpiqej të pushtonte majën 8167 metra të Daulagirit në Nepal.

Kjo është maja e 8-të më e lartë në botë që alpinistët grekë e quajnë “mali i grekëve” , pasi para Antonis Sykaris kanë tentuar të arrijnë pesë alpinistë të tjerë grek, por pa sukses./Syri