Prill 13, 2022 20:16 Europe/Tirane
  • Suedia vendos për t'u anëtarësuar në NATO pavarësisht paralajmërimeve ruse

Me intensifikimin e veprimeve anti-ruse nga vendet perëndimore pas operacioneve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës dhe pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë për pasojat e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Suedia njoftoi për vendimin e saj për t'u anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi të mërkurën se vendi i saj do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në aleancën e NATO-s në sekretariatin e kësaj organizate në qershor.Kjo është në kohën kur zëdhënësi presidencial i Rusisë Dmitry Peskov në reagim ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia po anëtarësohen në NATO, tha të hënën se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s nuk do të ndihmonte sigurinë evropiane. "Aleanca Veri-Atlantike NATO u krijua për të krijuar konfrontim dhe nuk është një koalicion që garanton paqen dhe stabilitetin",- theksoi Peskov.Në kohën kur Rusia filloi operacionet speciale ushtarake ndaj Ukrainës dhe në kohën kur Evropa intensifikoi përpjekjet për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe të forconte mbrojtjen, vendet joanëtare të NATO-s përfshirë Finlandën dhe Suedinë, filluan menduan t'i bashkoheshin aleancës ushtarake NATO.Sipas raportit të "Times", zyrtarët amerikanë thanë se gjatë takimit të javës së kaluar të ministrave të jashtëm të NATO-s, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ishte temë e bisedimeve".Ndërkohë Kremlini ka thënë se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, do të ndërmarrë masa adekuate.Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov kohët e fundit paralajmëroi se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të ketë pasoja politike dhe ushtarake./ParsToday