Vuçiç: Blerja e armëve nga Kina është legjitime
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se blerja e armëve nga Kina është tërësisht legjitime, transparente dhe e rregullt.
Përmes një deklarate nga Presidenca, Vuçiç u shpreh se sistemi i mbrotjes FK-3 nuk përbën rrezik dhe nuk duhet marrë si kërcënim, shkruan media serbe N1. Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe homologun malazez Milo Gjukanoviç, se po përhapin urrejtje ndaj serbëve dhe Serbisë. “Kurti dhe Gjukanoviç përdorin gjithmonë gënjeshtra për të paraqitur veten si viktima dhe Serbinë si agresor. Ata nuk dinë të shpjegojnë, se si Serbia mund të jetë e rrezikshme kur është pajisur me sistem mbrojës”, tha kreu i shtetit serb. Vuçiç hodhi poshtë deklaratën e bërë nga Kurti ditën e djeshme, i cili tha se Serbia po armatoset nga frika se mos mbetet e vetmuar./ParsToday