Prill 17, 2022 12:37 Europe/Tirane
  • Luftë ndaj çdo grupi kriminal që cenon sigurinë, thotë Sveçla nga Veriu

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas sulmit të sotëm në Veri ka thënë se gjendja shëndetësore e zyrtarëve policorë është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.

Ai ka vizituar sot pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku policia kufitare e Kosovës mbikëqyr bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda, raporton KosovaPress. Sveçla ka shkruar në Facebook se përkundër pesë sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njëjtë e me vigjilencë të shtuar. “Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njëjtë e me vigjilencë të shtuar. Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cenojnë sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar ai./ParsToday