May 02, 2022 18:30 Europe/Tirane
  • Dy të vrarë dhe tre të plagosur!

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit në Kosovë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në spitalin e  Prishtinës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka njoftuar Policia./gazetashqiptare/