Pa shenja jete, nuk përgjigjej në celular!
May 03, 2022 08:27 Europe/Tirane
Djali i politikanit, Vassilios-Spyrido u gjet i pajetë mesditën e djeshme në banesë.
Sipas informacioneve, familjarët ishin shqetësuar për të pasi prej orësh nuk i përgjigjej telefonatave, ndërsa këtë pasdite, babai i djalit, pra politikani, ka shpërthyer me forcë banesën ku qëndronte i biri dhe e ka gjetur atë pa shenja jete.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga rrugë natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit.Vlen të përmendet se i riu vuante nga diabeti dhe pranë trupit i janë gjetur pilulat për trajtimin e sëmundjes, shkruajnë mediat fqinje./gazetashqiptare/