Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, efektivi i policisë vret vëllain
Vrasje me armë zjarri në Kosovë. Një efektiv policie ka vrarë me armën e shërbimit të vëllanë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se i dyshuari është zyrtar policor dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.
Me rastin është duke u marrë edhe IPK-ja. Ndërkaq, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.
“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo për Express./Syri