Kosova shteti më pro-evropian, t’i liberalizohen vizat
May 09, 2022 11:59 Europe/Tirane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova është shteti më pro-evropian në botë. Osmani në Ditën e Evropës ka kërkuar liberalizim të vizave për kosovarët.
Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t'i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën. Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit rus. Kosova qëndron fuqishëm në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar Osmani në “Twitter”./ParsToday