May 12, 2022 13:47 Europe/Tirane
  • Nga Haga, Hysni Gucati mbërrin në Mitrovicë, shkon drejt e në spital

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati ka ardhur nga Haga në Mitrovicë.

Jepi zë mëson se Gucati ka ardhur në spitalin e Mitrovicës për të vizituar nënën e tij të sëmurë. “Jepi zë” ka siguruar edhe pamjet ku Gucati shihet në spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ndryshe më herët edhe ish kryeparlamentari, Kadri Veseli ishte liruar për të vizituar babain e tij në spitalin e Mitrovicës./Syri