May 12, 2022 18:49 Europe/Tirane
  • Zverdhet deti, çfarë po ndodh në plazhet e Patras?

Greqi- Sipërfaqja e detit ne plazhin e Patras dhe në plazhet e tjera të qytetit ka marrë një ngjyrë të verdhë, shkruan media helene Prothema.

Siç shihet në një video të postuar në rrjete sociale, deti ka ndryshuar ngjyrë dhe ka shqetësuar shumë qytetarë.

 

Megjithatë sipas medies helene ky është një fenomen që vërehet shpesh gjatë periudhës së pranverës dhe vjen si pasojë e polenit, i cili përfundon në ujë dhe krijon këtë ndryshim ngjyre në sipërfaqen e detit./Syri