May 16, 2022 09:27 Europe/Tirane
  • Përleshje me thika midis të rinjve në Janinë, arrestohet 15-vjeçari shqiptar

Një përplasje e ashpër mes të rinjve me origjinë të huaj ndodhi pasditen e së dielës në stadiumin e Kiafas të Janinës.

Një 15-vjeçar nga Kurdistani është sulmuar dhe goditur me thikë nga një bashkëmoshatar me origjinë shqiptare.

 

Viktima sipas ERT është transportuar në spital ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta policie të cilat kanë arrestuar menjëherë autorin, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime.

 

Pas arrestimit edhe ai është dërguar në spital. Policia greke po heton rastin./Syri