Sekuestrohen 300 kg kokainë mes ngarkesës me banane nga Kolumbia
Qershor 11, 2022 10:16 Europe/Tirane
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 300 kilogramë kokainë me vlerë 14 milionë euro në Selanik dhe janë arrestuar katër persona
Ngarkesa e drogës, vlera e së cilës llogaritet nga 10 deri në 14 milionë euro është nisur nga Kolumbia dhe ka mbërritur në portin e Selanikut në një kontejner me banane.
Sasia e kokainës është transportuar më pas në një shtëpi në zonën e Shkolarit, jashtë Selanikut, ku përfundimisht është konfiskuar, ndërsa katër arrestimet janë bërë njëkohësisht.
Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për britanikë, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës./Syri