Qershor 11, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Kosova është Serbi', huliganët serbë rrihen nga tifozët suedezë

Tifozët serbë janë përplasur mbrëmjen e djeshme me tifozerinë suedeze, për shkak të thirrjeve raciste që bënë në drejtim të Kosovës.

Kosova është Serbi”, kaq ka mjaftuar që tifozët suedezë të rrahin “miqtë” e ardhur nga Serbia.

 

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë të cilat kanë qetësuar situatën mes dy tifozërive.

 

Kjo nuk është hera e parë që huliganët serbë bëjnë thirrje kundër Kosovës, si dhe të përplasen me tifozët e skuadrave kundërshtare./Syri