Qershor 14, 2022 10:29 Europe/Tirane
  • Bie nga kati i tretë, nëna 36 vjeçare ndërron jetë në vend

Një grua në Greqi ka gjetur vdekjen pasi tentoi të hynte në banesën e saj përmes ballkonit të fqinjëve pasi kishte harruar çelësat.

Nëna 36-vjeçare tentoi të hynte në shtëpinë e saj nga banesa tjetër, por ndërsa përpiqej të bënte kalimin ajo rrëshqiti dhe ra në një hapësirë të zbrazët duke gjetur vdekjen.

 

Banesa e saj ndodhej në katin e tretë.

 

Ngjarja si duket ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:30, kur 36 vjeçarja kuptoi edhe që kishte mbetur e mbyllur jashtë. Pas aksidentit ajo u dërgua në spital ku konstatua e vdekur./Syri