Qershor 17, 2022 10:44 Europe/Tirane
  •  Shtyhet seanca deri në orën 13:00,opozita përkrahë protestuesit

Pas ndërprerjes së seancës ë paradites së sotme, për shkak të bllokimit nga ana e deputetëve opozitarë, lidhur me protestën e veteranëve të UÇK-së, të organizuar nga OVL UÇK, për mospërfshirjen e kësaj kategorie në ligjin për pagën minimale.

Në sallë po vërehen deputetë, të cilët po hynë në sallë ku mbahet seanca.

Shtyhet seanca deri në orën 13:00,opozita përkrahë protestuesit 

(E plotësuar: Ora:12:17)Pas ndërprerjes së seancës në Kuvendin e Kosovës, para protestuesve në oborrin e Kuvendit doli shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,i cili tha se nuk do të ketë seancë pa plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nuk do të lejojmë të vazhdojë seanca pa u plotësuar kërkesat e veteranëve të luftës”, tha Tahiri.

“Kjo është kërkesë minimale e dinjitetshme”.

Ai tutje theksoi se është e turpshme që në 23-vjetorin e çlirimit të vendit të trajtohet në këtë mënyrë.

“Prandaj kërkojmë që sot ta gjejmë një zgjidhje”.

Protestuesve, deputeti tahiri iu tha se seanca është ndërprerë deri në orën 13:00.

“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, shpresojmë se mazhoranca do të reflektojë”, tha Tahiri.

“Kërkuam që qeveria me Komisionin për Buxhet të mblidhen dhe të gjendet një zgjidhje për përfshirjen e veteranëve në ligj. Nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjidhur çështja e juaj. Bashkërisht ta gjejmë një zgjidhje”, tha deputeti i PDK-së.

Ende pa filluar mirë, ndërpritet seanca e Kuvendit

(E plotësuar: Ora: 11:15) Kjo për shkak të protestës së OVL të UÇK-së që po mbahet në oborrin e Kuvendit.

Veteranët po kërkojnë që në projektligjin për pagën minimale, të përfshihet edhe kjo kategori e dalë nga lufta.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, i cili në fillim uroi ditën e çlirimit të vendit, kërkoi që të gjithë të jenë të përmbajtur.

“Nuk ua kam borxh as unë e as të tjerët për të fyer njëri-tjetrin. Nuk do të dëshiroja që të na shajnë” tha Krasniqi.

Ndërkaq deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi,  që është edhe kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, tha se nuk duhet vepruar sikur të jetë gjithçka normale, jashtë kësaj salle dhe brenda saj.

Si pas tij, e vërteta është se një pjesë e jashtëzakonshme vitale e kontributdhënësve të vendit, ndodhet në protestë jashtë Kuvendit.

Deputeti Gashi tutje  kritikoi qeverinë për injorimin e kësaj kategorie të shoqërisë, duke anashkaluar edhe opozitën për të trajtuar si duhet në përfshirjen në ligj edhe këtë kategori.

“Veteranët nuk e meritojnë këtë mënyrë. Ata kanë dhënë kontributin e jashtëzakonshëm për këtë ditë dhe kontributi i tyre duhet të respektohet. Kjo situatë denigron çdo gjë, luftën , të sotmen dhe pamundëson të ardhmen”, deklaroi Gashi.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se mbajtja e një seance të tillë, kur në oborr të Kuvendit po protestojnë veteranët është e pakuptimtë.

Duke uruar qytetarët e Deçanit për Ditën e Çlirimit, ajo tha se duhet rikujtuar se falë ushtarëve të UÇK-së, gëzohet kjo ditë. “Por nuk mund të gëzojmë kur ata protestojnë”, tha deputetja Kadriaj.

Për këtë arsye, deputetët e opozitës dolën në foltore duke bllokuar vazhdimin e seancës. Deputeti i PDK-së, Abelart Tahiri, në shenjë revolte, hoqi mikrofonin e foltores.

Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, thirri në zyrën e tij për konsultime shefat e Grupe Parlamentare për t’u konsultuar lidhur me vazhdimin ose jo të kësaj seance.

Sot në rendin e ditës në këtë seancë janë paraparë disa pika të rendit të ditës, si ajo e shqyrtimit ët projektligjit për mundësinë e tërheqjes së një sasie të mjeteve financiare nga qytetarët nga Trusti Pensional.

Në rend të ditës nuk ëhstë projektligji për pagën e minimale për të cilën po protesojnë veteranët, sepse një projektligj i tillë është votuar në parim, dy ditë më parë.

Në seancë, po merr pjesë edhe kabineti qeveritar, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

Kuvendi seancë për Trust, jashtë protestohet pro tërheqjes së parave

Jeton Musliu / RTKlive

Sindikata e Re e KEK-ut organizon sot protestë, me kërkesën për votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Kësaj proteste është paralajmëruar se do t`i bashkohen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë se do të jenë të pranishëm nëkëtë protestë, por sipas tij, vetëm kryesia e sindikatës, teksa shtoi se janë në dialog me Qeverinë dhe në pritje të një përgjigjeje për realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne edhe gjatë organizimit të protestave nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi marr pjesë si kryesi ekzekutive e sindikatës për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij,  në rast se Qeveria ofron përgjigje negative atëherë janë të detyruar të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, ka ftuar deputetët që ta miratojnë Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Deputeti i kësaj partie, njëherësh iniciues i këtij Projektligji, Bekim Haxhiu, ka përsëritur thirrjen që Kuvendi t’iu  mundësojë qytetarëve një tërheqje të re.

Sot është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës pikërisht me këtë pikë të rendit të ditës./parstoday/