Qershor 20, 2022 20:22 Europe/Tirane
  • Mali i Zi mbetet një strehë e sigurt për të gjithë ukrainasit

Mali i Zi do të mbetet një strehë e sigurt për të gjithë ukrainasit e mërguar, me shpresën se vuajtjet e popullit ukrainas do të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur, tha presidenti malazes Milo Gjukanoviç.

Dita Botërore e Refugjatëve 2022. Lufta dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”, ka thënë Gjukanoviq në llogarinë e tij në Twitter.

 

Ai tha se më shumë se 27,000 njerëz nga Ukraina kishin hyrë në Mal të Zi që nga fillimi i pushtimit rus dhe gati 4,000 kishin kërkuar mbrojtje të përkohshme.

"Mali i Zi do të mbetet një strehë e sigurt për të gjithë ukrainasit e mërguar, me shpresën se vuajtjet e popullit ukrainas do të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur," tha Gjukanoviç.

Siç tha ai, në dekadën e fundit është dyfishuar numri i personave të dëbuar dhe të zhvendosur me forcë, ndërsa është trefishuar numri i personave të zhvendosur brenda vendit.

"Bota duket se po shkon drejt një rënieje humanitare. Është momenti i fundit për ndarjen e barrës dhe përgjegjësive dhe zgjidhjeve të qëndrueshme. UNHCR vazhdon të luftojë, pavarësisht mungesës kronike të fondeve," përfundoi Gjukanoviç./Syri