Qershor 23, 2022 09:53 Europe/Tirane
  •  Vuçiç: Do të luftojmë për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur para samitit të BE-së, ku mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vuçiç tha se është një ditë e vështirë për Serbinë, ndërsa u ka premtuar serbëve se do të luftojë për vendin e tyre. Ai shtoi se nuk do të dorëzohet.

 

“Ne kemi një ditë të vështirë përpara dhe e vetmja gjë që u premtoj njerëzve në Serbi është se do të luftojmë për vendin tonë. Dorëzimi nuk është opsion!”, shkruan Vuçiç në Instagram.

 

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi gjatë një interviste në media që të mos i bëhet presion Serbisë për qëndrimet e saj. Deklarata këto që shkaktuan reagim të fortë si në Prishtinë, edhe në Tiranë.

“Ju duhet ta kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të vështirë për shkak të historisë dhe për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që ne duam. Por më besoni, skenarët e tjerë janë shumë më të këqij për këdo dhe veçanërisht për këtë rajon,” tha Rama./Syri