Korrik 22, 2022 13:54 Europe/Tirane
  • Emigranti humb jetën në një aksident pranë Aleksandropolit, Greqi

Athinë - Një burrë vdiq kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe u zhyt në një përrua pranë Aleksandoupolit, në Greqinë verilindore, të enjten.

I vdekuri dhe tre pasagjerët e tjerë ishin emigrantë.

 

Policia greke arrestoi drejtuesin e mjetit të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe për mungesë leje drejtimi.

 

Burrat e tjerë u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksandoupolit./Syri