Korrik 28, 2022 12:24 Europe/Tirane
  • Gjykata e Lartë e Greqisë vendosi kthimin e ngarkesës së naftës së anijes Lana

Gjykata e Lartë e Greqisë urdhëroi kthimin e ngarkesës së vjedhur nga anija Lana nga Shtetet e Bashkuara.

Më 25 maj të këtij viti, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Greqia sekuestroi cisternën ruse të naftës Lana, e cila transportonte 700 mijë fuçi naftë iraniane. Pas këtij veprimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit thirri të Ngarkuarin me Punë të Greqisë në Teheran dhe duke komunikuar protestën e fortë të Teheranit, paralajmëroi se do të ndërmerren “masa ndëshkuese” ndaj Athinës. Sipas IRNA, burime qeveritare në Greqi thanë se pritet që cisterna Lana, e cila është ankoruar në portin e Pireut, të marrë mbrapsht një pjesë të ngarkesës së saj që u konfiskua nga Shtetet e Bashkuara dhe të kthehet në Iran, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë greke. Pas një apeli nga një kompani iraniane më 7 qershor, një panel gjyqësor grek përmbysi vendimin fillestar gjyqësor që lejonte SHBA-në të kapte ngarkesën, duke i hapur rrugën Lanas për të rimarrë ngarkesën që ishte transferuar në cisternën amerikane Ice Energy. Një zyrtar i qeverisë greke, i cili kërkoi të mos përmendet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se ky vendim i Gjykatës së Lartë greke u miratua në favor të qeverisë iraniane./ParsToday