Shtator 21, 2022 09:01 Europe/Tirane
  • Europride tregoi se Serbia është një vend serioz

Kryeministrja Ana Brnabiç tha sot se Europride e mbajtur së fundmi tregoi se Serbia është një vend serioz, i cili para së gjithash respekton të gjithë qytetarët e saj, Kushtetutën dhe ligjet.

“Gjithçka u thamë qytetarëve tanë, e realizuam. Të gjithë ata që provokuan do të mbajnë përgjegjësi, si dhe ata që u përpoqën të çajnë kordonin e policisë dhe të arrijnë te pjesëmarrësit”, u shpreh Brnabiç në TV Pink.

 

Ajo tregoi se ishte e lumtur që pjesëmarrësit e Europride i dënuan të gjitha këto provokime.

 

“Mendoj se kjo është diçka që ka ndodhur për herë të parë dhe më inkurajon, sepse nga i gjithë ky debat më duket se në fund të fundit njerëzit e denjë mund të ndryshojnë në pikëpamjet e tyre”, tha Brnabiç.

Kryeministrja u shpreh se të gjithë kanë të drejtë të marshojnë, por, tregon ajo, disa gjëra janë të papranueshme dhe nuk promovojnë të drejtat e njeriut dhe si të tilla duhet të dënohen dhe të sanksionohen./Syri