Albin Kurti rizgjidhet në krye të Lëvizjes Vetëvendosje
Shtator 28, 2022 09:46 Europe/Tirane
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rizgjedhur në krye të Partisë Lëvizja Vetëvendosje për një mandat tjetër katërvjeçar.
Në zgjedhjet për pozicionet drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, Kurti mori 98.60 përqind të votave. Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të kësaj force politike. “Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i LVV-së konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.