Tetor 10, 2022 11:24 Europe/Tirane
  •  Në Leskovec të Prizrenit nuk ka më banorë | Video

Një vendbanim i vjetër në trevën e Vrrinit po shuhet. Ky është Leskoveci i Prizrenit, që daton mbi dy shekuj më parë. Pozita gjeografike u ka mundësuar dikur banorëve të merren me bujqësi e blegtori , por tani shumica kanë ikur.

Gërmadhat e shtëpive duken sikur shikojnë rrugën , me shpresën se dikush do të frymojë në Leskovec, që për shekuj u shërbeu interesave të kombit.

Në këtë fshat ekzistonte njëra ndër xhamitë më të vjetra. Pranë saj ishte edhe shkolla, por në ditën që fëmijët duhej të uleshin në bankat e shkollës, ajo u dogj.

Në pamundësi për t`u larguar për shkak të kushteve ekonomike, këtu jeton me familjen vetëm Hajredin Berisha.

Por, nostalgjikët mendojnë të kthehen në fshat.

Ndërsa Komuna e Prizrenit ka një plan për ta rigjallëruar jetën këtu.

Sipas të dhënave nga Leskoveci, në qytetin e Prizrenit pas luftës së fundit janë zhvendosur 1400 familje.