Tetor 11, 2022 09:06 Europe/Tirane
  • Pas disa problemeve të rënda shëndetsore, vdes ish-ushtari i UÇK-së

Pas disa problemeve të rënda shëndetsore, ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Aldaid Haziraj.

Këtë e bëri të ditur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.Berisha tha se detajet mbi ceremonin e varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

Postimi i plotë

Të nderuar bashkëluftetarë, miq e familjarë!Sapo mora lajmin e trishtë qe na paska lenë Aldaid Haziraj, bashkëluftetari i ditëve të para të luftës për liri.

Aldaidi ishte ndër luftëtarët më të rinjë të brigadës tonë që qendroi krenar deri në ditët e lirisë!Fatkeqësisht ka kohë që u perball me probleme të rënda shëndetsore.

Për detajet mbi ceremoninë e varrimit do të ju njoftojmë me kohë!Lavdi ushtarit!/ks/