Tetor 12, 2022 09:27 Europe/Tirane
  • Super aksion i Policisë në Brezovicë

Plot 53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka deklaruar se operacioni “Brezovica” është vazhdimësi i operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku./gazetashqiptare/