Abazi formon Grupin e Gjelbër të Deputetëve në Kuvendin e Kosovës
Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, ka njoftuar se është formuar Grupi i Gjelbër i Deputetëve.
Përmes rrjetit social Facebook, deputeti Abazi ka bërë të ditur themelimin e grupit vullnetar “Grupi i Gjelbër i Deputetëve”.
“Në bazë të nenit 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në përputhje të nenit 25 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot Kryetarit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kemi paraqitur Njoftimin për Themelimin e Grupit Vullnetar ‘Grupi i Gjelbër i Deputetëve’”, njofton deputeti Abazi.
Tutje bëhet e ditur se kryesuesi i këtij grupi vullnetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës është Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lidhur me funksionin e këtij grupi të deputetëve vullnetarë, Abazi vuri në dukje disa nga pikat e fushëveprimit, të cilat janë: Korniza ligjore e Republikës së Kosovës; Agjenda e Gjelbër Evropiane; Marrëveshja e Parisit për Klimën; Traktati i Glasgow; Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare, etj.
Deputeti Abazi, Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, ka njoftuar se është formuar Grupi i Gjelbër i Deputetëve.
Deputeti Abazi, mes tjerash, shprehet se ky grupim do të jetë i hapur edhe në përfshirjen e deputetëve të tjerë.