Kokat kryesore politike të Kosovës në Brezovicë të bashkuar kapen në flagrancë
Qeveria në pushtet tani po e tregon veten në realizimin e atyre premtimeve të dhëna elektoratit se do ta luftoj krimin në përgjithësi, dhe pavarësisht se kush janë pjesëmarrës në ato krime, këto dite u konfiskuan shumë vila në Brezovicë si veprime të krimit të organizuar që i kanë krye të „fortit e shtetit“ e që është shembull se të gjithë ata që kanë krye krime të ngjashme pavarësisht pozitave të tyre që i kanë pasur në hierarkitë shtetërore, të gjithë do
-Kulmi skandalit me ndërtime të kundërligjshme, me krim e korrupsion në Parkun Nacional Brezovica me vilat e konfiskuara, është momenti kritik i shembjes së kupolës kriminale institucionale të krimit të organizuar të lidhur për plotë dy dekada me figurat qendrore të liderëve të politikës. Aksionet e fundit në Brezovicë kanë vënë nën pranga mbi 30 persona figura me peshë politike, biznesmenë, por edhe zyrtarë institucionalë që mbanin pozita të rëndësishme në institucionet e Kosovës.
Shumica e të arrestuarve dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje, si dhe dhënie ryshfeti. Në vendin e dyshuar të krimit, të cilin e ka goditur Prokuroria e Shtetit, nuk janë të vetmit ata persona të përfshirë në veprime të dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”, sepse zinxhiri i lidhjes së abuzimit kriminal me ligjin mundë të zgjerohet me disa nga politikanët dhe ish-udhëheqësit shtetërorë të Kosovës që kanë toka dhe shtëpi banimi në Brezovicë.
Sipas informatave të raportuara në media, në Brezovicë ka pronësi edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një vilë në Brezovicë. Ish-presidenti Thaçi kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit më 2020-n se ka në pronësi të përbashkët ka një tokë bujqësore dhe dy shtëpi. Thaçi nuk është ish-presidenti i vetëm që ka pasuri të pa luajtshme në Brezovicë. Edhe paraardhësja e tij, presidentja Atifete Jahjaga, është raportuar se ka në posedim një vilë në Brezovicë.
Më 2015, në Agjencinë Kundër Korrupsion, ajo nuk ka deklaruar pronësi mbi pronë në Brezovicë. Për posedim prone- Villë në Brezovicë janë apostrofuar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Po ashtu vilë, në Brezovicë ka edhe familja e Abelard Tahirit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. Abelard Tahiri, në deklarimin e fundit të pasurisë ka treguar se ka në pronësi të përbashkët familjare një shtëpi malore, por pa specifikuar lokacionin. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka edhe në pronësi të përbashkët edhe një shtëpi banimi dhe lokale afariste. Ndërkohë, që Memli Krasniqi ka të vetëm një shtëpi dhe apartament. Një vilë në Brezovicë, sipas informatave të medieve ka edhe Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës.
Nga ky aksion në vazhdim prokurorisë mundë të goditet edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të cilin është raportuar se ndryshe nga kolegët e tij, ka në pronësi të tij një parcelë toke në Brezovicë. Haradinaj, në AKK ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë kodrinore që kap vlerën prej 75 mijë eurosh, si dhe një truall në vlerë prej 27 mijë e 300 eurove. Krahas tyre, vila në Brezovicë sipas burimeve të medieve kanë edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku. Çollaku, në deklarimin e të bërë në AKK ka treguar se ka në pronësi të përbashkët parcelë prej 700 metrave katrorë dhe shtëpiza që në atë kohë ka qenë në ndërtim e sipër. Kurse, për dallim nga Çollaku, Limaj ka të deklaruar vetëm një truall, në pronësi të përbashkët familjare./kosovasot/