Tetor 23, 2022 09:16 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro perëndimorë

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviçit.

41 deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiç dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviç. Abazoviç akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë. Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin pro-perëndimor, Millo Gjukanoviç, dhe ta dërgojë para gjykatës për pretendimet për korrupsion./ParsToday