Tahiri kritikon qeverinë për marrëveshjen e targave
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet rreth zhvillimeve për targat. Tahiri thotë se Qeveria nuk i zbatoi marrëveshjet e mëhershme.
Qeveria as nuk e zbatoi marrëveshjen për targa dhe as nuk koordinoi me partnerët amerikanë. Dy dështime!, injorancë politike", ka shkruar Tahiri në "Facebook".
Ndryshe dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, ka miratuar vendimin për siç thuhet, sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit paraprak për targat ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me dënime të qyteteve të Kosovës.
Duke filluar nga data 1 nëntor e deri më 21 nëntor, do të zbatohet masa e dhënies së vërejtjes; Nga data 21 nëntor dhe deri më 21 janar 2023 do të zbatohet masa e gjobitjes;
Nga 21 janari 2023 dhe deri më 21 prill 2023 do të vendosen targa provuese për automjetet me targa ilegale; Dhe pas datës 21 prill 2023 veturat me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nuk do të kenë mundësi që të regjistrohen me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.
Pas këtij vendimi të Qeverisë, ka reaguar edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, duke kërkuar zgjatjen e afatit.
”Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në reagimin e Price./ParsToday