U pezullua nga detyra pasi refuzoi të zbatonte urdhrat
Nëntor 05, 2022 09:11 Europe/Tirane
Presidenti serb Vladimir Vuçiç ka telefonuar sot drejtuesit të policisë i cili u pezullua nga detyra pasi refuzoi të zbatonte urdhrat e qeverisë së Kosovës në lidhje me targat. Mediat serbe raportojnë se Vuçic i shprehu Nenad Gjuriç, se është krenaria e Serbisë.
Çdo serb i ndershëm krenohet me ju sot. Shteti i Serbisë është me ju, të jeni i sigurt se nuk jeni vetëm”, citohet të ketë thënë Vuçiç./Syri