SHBA bën thirrje sërish që qeveria e Kosovës të shtyjë vendimin për targat
Nëntor 07, 2022 06:44 Europe/Tirane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka kërkuar kryeministri Albin Kurti edhe njëherë që të shtyjë menjëherë afatin për zbatimin e marrëveshjes për targat me Serbinë.
Në një përgjigje ekskluzive për Klan Kosovën u është bërë thirrje edhe serbëve që të kthehen në institucione, pasi ata janë larguar.
Në të njëjtën kohë, ne përsëri i bashkohemi BE-së për t’i kërkuar autoriteteve kosovare që të respektojnë detyrimet e tyre pa ndonjë vonesë.
Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM, derisa të zgjidhet çështja e targave nga palët në kuadër të dialogut.”-thuhet në përgjigje./Syri