Përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës do të dështojnë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke folur para mediave në Prizren deklaroi se përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës do të dështojnë.
Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE”, u shpreh Kurti.
Albin Kurti thotë se situata në veri mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, shtoi Kurti.
Ai ka bërë me dije se ka pranuar kërkesa nga qytetarët serbë të Kosovës dhe që kanë kërkesa për çështje të ndryshme.
“Unë nuk kam marrë letra për vendime për targat nga qytetarët serb të Kosovës”, tha Kurti në Prizren.
Për mundësinë e rrezikimit të situatës së sigurisë, Kurti ka thënë se ajo mund të rrezikohet nga grupet kriminale që veprojnë në Kosovë dhe në veri dhe se kanë bërë shkatërrime të grupeve kriminale.
Kurti tha se është në kontakt edhe me aktorë të tjerë të sigurisë, duke përfshirë KFOR-in. Ai ka ftuar edhe njëherë qytetarët serbë të Kosovës, të mos i lënë vendet e punës.
"Ftojë qytetarët serbë të vendit tonë të mos i braktisin institucionet e Kosovës, të mos japin dorëheqje, të mos i lëshojnë vendet e punës, pasi në këtë mënyrë dobësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Ata s’kanë presion nga ne, por thirrje dashamirëse. Presioni vjen nga Beogradi që e do destabilizimin e Kosovës."-ka thënë Kurti./Syri