Nëntor 12, 2022 09:44 Europe/Tirane
  • Plagoset me thikë 43-vjeçari, sherr në Greqi mes dy fqinjëve shqiptarë

Një konflikt mes dy fqinjëve shqiptarë në Greqi për një magazinë ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 43-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kala Nera rreth orës 20:00. Gjatë konfliktit mes tyre, 43-vjeçari, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur është goditur me thikë në bark nga fqinji i tij.

 

Sherri mes dy shqiptarëve ka nisur ditën e djeshme, jashtë lagjes ku jetonin dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes mendohet të jetë bërë një magazinë, të cilën i plagosuri dhe autori e kanë bashkërisht.

 

Bashkëshortja e viktimës, në gjendje paniku e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos, me makinën e saj./Syri