Nëntor 16, 2022 12:01 Europe/Tirane
  • Marrëveshja finale me Serbinë mund të arrihet në dy vitet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregon se është i bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme.

Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, tha Kurti gjatë një interviste për “APA News”.

 

Kurti e përshkroi planin franko-gjerman të paraqitur së fundmi për të dyja palët si "një bazë e mirë për diskutime" pa dhënë detaje, megjithëse sipas tij ka mangësi.

Plani franko-gjerman është një bazë e mirë për diskutime. Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se dëshiron të plotësojë shpejt vendet e lira në veri të Kosovës pasi serbët të jenë tërhequr nga institucionet kosovare dhe nuk dëshiron të presë që serbët të kthehen. 

 

“Nuk mund të lejojmë vakum”, u shpreh Kurti.

 

Ai kundërshton zbatimin e formimit të një bashkësie të komuniteteve serbe në veri të Kosovës, të rënë dakord në vitin 2013, siç kërkohet nga Serbia, por edhe nga SHBA-të dhe BE-ja./Syri