Tërmeti trondit mëngjesin e sotëm Greqinë, ja sa ishte magnituda
Shteti fqinj Greqia është zgjuar sot i tronditur nga nga një tërmet me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter.Tërmeti ndodhi në orë e para të mëngjesit mes ishujve të Kretës dhe Kasos.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 63 km në veriperëndim të Kasos dhe thellësia fokale u vlerësua në rreth 43 km.
Tërmeti ka qenë me kohëzgjatje dhe intensitet të gjatë, duke bërë që banorët e zonave në pjesët lindore të Kretës të largohen nga shtëpitë e tyre të frikësuar.
Deri më tani nuk raportohet për dëme.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në ishujt e Cyclades, Turqi, madje edhe në Kajro të Egjiptit.
Presidenti i i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrotjes Antisizmike (OASP) Efthymios Lekkas është shprehur pas këtyre lëkundjeve:
'' Ky tërmet nuk ngjall asnjë shqetësim”, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një tërmet “me një thellësi fokale relativisht të madhe prej 70 km”.
Sipas tij, ky është “një aktivitet tipik sizmik dhe nuk duhet të shqetësohemi”.
Ai shpjegoi, në të njëjtën kohë, se "tërmeti është ndjerë në disa zona, sepse është një tërmet i thellë dhe sheh një sipërfaqe më të madhe në tokë"./syri/