Nëntor 22, 2022 09:38 Europe/Tirane
  • Tensionet Kosovë-Serbi në fokus të mediave ndërkombëtare

BE dhe Serbi paralajmëruan ditën e djeshme se dhuna mund të shpërthejë në Kosovë pasi bisedimet e ndërmjetësuar nga BE dështuan për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi targat serbe të makinave.

Kjo ngjarje është vënë në qendër të shumë medieve ndërkombëtare.

BBC në artikullin e saj shkruan: 'Kosovë-Serbi pa marrëveshje për targat: Frikë nga shpërthimi i konfliktit'

Media e njohur turke  Haberler shkruan:

'Evropa në prag të një lufte të re! Nuk funksionoi as ndërhyrja e BE-së. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të tensionuara.'/syri/