Nëntor 24, 2022 09:12 Europe/Tirane
  • Tani së shpejti Borrell do t’i ftojë Kurtin e Vuçiçin në takim

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, në një deklarim për RTK –në, ka thënë se marrëveshja e djeshme Kosovë - Serbi i hap të gjitha dyert që të fillohet me biseda intensive rreth planit të propozuar nga BE-ja e të mbështetur nga Gjermania e Franca.

Sipas marrëveshjes,  Bislimi tha se Serbia do të pushoj me riregjistrimin e veturave me targa KM, kurse Kosova do ta pezullojë vendosjen e gjobave.

Bislimi, në një lidhje direkte nga Brukseli, tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, së shpejti do t’i ftojë Kurtin e Vuçiqin në një takim.“Tani, Borrell do t’i ftojë shumë shpejt të dy liderët që të fillojnë bisedat intensive rreth propozimit të tij dhe me mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, është shprehur Bislimi për RTK –në. /syri/