Nëntor 28, 2022 10:21 Europe/Tirane
  •  Shkelja e vazhdueshme e armëpushimit në Hodeidah nga agresorët sauditë

Koalicioni agresor saudit në 24 orët e fundit ka shkelur 33 herë armëpushimin e vendosur nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara në Hodeida.

Sipas IRNA, Dhoma e Oficerëve, Komunikimit dhe Koordinimit për Monitorimin e Shkeljes së Armëpushimit në Provincën Hodeidah të Jemenit, të dielën njoftoi: Ka pasur 5 shkelje që janë bërë me sulme me predha artilerie dhe 26 shkelje me sulme me armë zjarri. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, që nga marsi i vitit 2015 ka kryer agresion ushtarak kundër Jemenit dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Nxitja e luftës e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen deri më tani ka çuar në vdekjen dhe plagosjen e qindra mijëra jemenasve dhe zhvendosjen e katër milionë njerëzve. Armëpushimi në provincën Hodeidah i rënë dakord në Suedi midis një delegacioni nga Sana'a dhe një delegacioni nga Riadi filloi më 18 dhjetor 2018, por koalicioni saudit po e shkel atë për çdo ditë.