Nëntor 30, 2022 07:22 Europe/Tirane
  • Rasti i arrestimit të referentit të lartë në Gjykatën Themelore të Pejës

Por për habi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, KGJK, vetëm pas komunikimit të lajmit nga ana e policisë ka reaguar duke marr vendim për pezullimin e të njëjtit person nga puna,

 

kurse lajmi për pezullimin e zyrtarit të inkriminuar, u bë i ditur përmes një komunikate për media të KGJK-së, ku thuhet se pas marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Pejë se z. Zenel Hoxha, Referent i lartë në Gjykatën Themelore në Pejë, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i referentit të lartë në Gjykatën Themelore të Pejës, Zenel Hoxha nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, është edhe një dëshmi dhe argument plus për faktet e pa mohueshme të kapjes afatgjatë të sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar, nga oligarkët e korruptuar dhe nëntoka kriminale, që në sistemin e drejtësisë i kanë instaluar njerëzit e tyre të besuar për t`ia bërë avokatinë mbrojtëse pikërisht krimit të organizuar!

Zenel Hoxha ishte referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, i cili duke mundësuar falsifikimin e dokumenteve, tjetërsimin e pronave dhe abuzuar me detyrën zyrtare është bërë edhe vet pjesë e krimit. 

Siç del nga hetimet e Policisë të zhvilluara për disa muaj rresht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht hetuesit nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, duke zbatuar edhe masat e fshehta të hetimeve, Policia përfundimisht, ka arritur të sigurojë prova/dëshmi të mjaftueshme lidhur me të dyshuarin Zenel  Hoxha, referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë. 

I dyshuari në fjalë, është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari  me iniciale D. Sh. pranon një sasi të hollave, për të cilat mbahet sekret shuma e tyre, ndaj dhe raportohet se i dyshuari është arrestuar në vendin e punës, prej nga edhe ka abuzuar me detyrën zyrtare në shërbim të krimit të organizuar. 

Por për habi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, KGJK, vetëm pas komunikimit të lajmit nga ana e policisë ka reaguar duke marr vendim për pezullimin e të njëjtit person nga puna, kurse lajmi për pezullimin e zyrtarit të inkriminuar, u bë i ditur përmes një komunikate për media të KGJK-së, ku thuhet se pas marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Pejë se z. Zenel Hoxha, Referent i lartë në Gjykatën Themelore në Pejë, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë...

Por drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, bazuar në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil, çuditërisht vendosi vetëm pezullimin parandalues nga puna dhe detyrat e punës. 

Prandaj vet ky rast i habitshëm, është edhe një alarm që kërkon veprim të shpejtë dhe konkret, për ta miratuar pakon e reformës së thellë në drejtësi dhe përshpejtuar Vettingu-n aq shumë të vonuar, i cili mbetet shpresa dhe mjeti i vetëm për ta spastruar sistemin e drejtësisë nga të gjithë elementët e dyshimtë për lidhje me nëntokën e krimit të organizuar

Të gjithë ata kuadro të inkriminuar, të cilët i kanë shkaktuar miliarda dëme shtetit tonë, përfshi edhe bizneset e pa nënshtruara që nuk ishin të lidhura me rrjetet ilegale të krimit të organizuar, në funksion i ka mbajtur,elita e politikës së kriminalizuar e cila e kishte kapur dhe instrumentalizuar tërë sistemin e degraduar të drejtësisë së dështuar vendore./ks/